-sidi education-spot_img
27.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Koreja e Veriut kërcënon hapur fqinjët jugorë

Kryesoret

Koreja e Veriut ka kërcënuar hapur Koren e Jugut, pas deklaratave të ministrit të mbrojtjes në lidhje me aftësinë e vendit të tij për të sulmuar fqinjin e saj verior dhe paralajmëroi se do t’i shkatërronte objektivat kryesore në Seul nëse Koreja e Jugut ndërmerr ndonjë “aksion të rrezikshëm ushtarak” si një sulm parandalues.

 Motra e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, Kim Yo-jong, tha se pretendimet e ministrit të mbrojtjes së Koresë së Jugut “përkeqësuan më tej marrëdhëniet ndërkoreane dhe tensionet ushtarake në Gadishullin Korean”, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.

Deklarata erdhi pasi ministri i Koresë së Jugut Suh Wook tha të premten se vendi i tij ka raketa me rreze, saktësi dhe fuqi të përmirësuar dukshëm, të cilat “mund të godasin me saktësi dhe shpejt çdo objektiv në Korenë e Veriut”.

Suh tha gjithashtu se ministria do ta mbështesë në mënyrë aktive ushtrinë për të siguruar që ajo është në gjendje t’i përgjigjet kërcënimit me raketa të Koresë së Veriut. Ai e quajti Korenë e Veriut “armik”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit