-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Grammy 2022’, fjalimi prekës i Zelensky-it: Muzika thyen heshtjen e ‘varrit’

Kryesoret

Luftë. Çfarë mund të jetë më e kundërta me muzikën?” pyeti Volodymyr Zelenskyy gjatë “paraqitjes” së tij përmes videos në ndarjen e çmimeve Grammy.

Me një zë të ngjirur, presidenti ukrainas i shpjegoi audiencës se si lufta sjell heshtjen e vdekjes dhe se si muzika mund të ndihmojë në rivendosjen e paqes.

Sipas Deadline, videoja është regjistruar në një strehë dy ditë më parë. “Muzikantët tanë veshin parzmore në vend të smokingëve. Ata u këndojnë të plagosurve. Në spitale. Edhe për ata që nuk mund t’i dëgjojnë. Por muzika përshkon gjithçka. Ne po mbrojmë lirinë tonë për të jetuar, për të dashur, për t’u dëgjuar,” tha Zelenskyy në fjalimin e tij prekës.

Ai shtoi: “Në vendin tonë ne po luftojmë Rusinë, e cila po sjell një heshtje të tmerrshme me bombat e saj. Heshtje varri. Plotësoni heshtjen me muzikën tuaj. Plotësoni atë sot për të treguar historinë tonë. Na përkrahni në çdo mënyrë që mundeni. Me këdo por jo me heshtje. Dhe paqja do të vijë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit