-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kallanxhi: Me vajzën time ka abuzuar pronari i lokalit

Kryesoret

61 vjeçari Jani Kallanxhi i cili u ndalua te premten, 1 prill me akuzën e ngacmimit seksual të vajzës se tij 6 vjeçe do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 61-vjeçarin, duke pranuar kërkesën e Prokurorisë.

Burime të sakta bëjnë më dije se 61-vjeçari ka akuzuar persona të tjerë për ngacmimin e së bijës.

Kallanxhi është shprehur se një ditë përpara vajzën ja kishte marrë pronari i një lokali, sepse donin ti bënin një surprize.

“Kam dyshime që ata mund ta kenë ngacmuar vajzën”, mësohet të jetë shprehur Jani Kallanxhi para Gjykatës.

Kallanxhi ka deklaruar gjithashtu që ka kërkuar ndihmë nga bashkia, prefekti dhe shoqata të ndryshme për ushqime dhe për ta çuar vajzën në Tiranë, pasi është e sëmurë. Burime zyrtare nga Prokuroria e Korçës thonë se akuzat e 61 vjeçarit për përfshirje të personave të tjerë në këtë abuzimi ndaj të miturës janë alibi e tij. I vetmi person i vënë nën akuzë për ngacmimin e vajzës, dokumentuar edhe me prova filmlike dhe dëshmi, është i ati i saj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit