Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë fushatës së tij për t’u rizgjedhur në krye të shtetit, ka bërë thirrje për sanksione më të ashpra ndaj Rusisë, pas masakrës së Bucha-s – forcat ruse kanë vrarë civilë.
Ukraina ka akuzuar Rusinë për një “masakër të qëllimshme” në Bucha, pasi gazetarët gjetën të paktën 20 trupa të shpërndarë në rrugë, por Rusia i ka quajtur këto pretendime “propagandë” lufte.
Macron i tha radios “France Inter” se kishte “të dhëna shumë të qarta” që tregonin se forcat ruse ishin përgjegjëse për krimet e luftës në Ukrainë.









