Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, u shpreh në mbledhjen e dytë të Komitetit të Energjisë se pritet të ketë reshje të tjera shiu, ndërsa garantoi se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë dhe as ndërprerje të furnizimit.
“Qytetarët e përjetojnë këtë krizë dhe ankthin. Nuk do ketë ndërprerje të energjisë elektrike dhe nuk do ketë rritje për konsumatorët familjarë dhe për bizneset e vogla.
Në maj do të kemi një tryezë me bizneset që janë lidhur me tensionin e mesëm për të diskutuar çmimet që kemi vendosur për ti mbrojtur ata”, shpreh Balluku.