Imazhet e fatkeqësisë dhe shkatërrimit po shfaqen në Ukrainë përmes hirit të luftës, të cilat vazhdojnë për të dytin muaj, ndërsa në të njëjtën kohë krahasimi i dy fotove të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky është tronditës.
Njëra foto është pak para fillimit të pushtimit rus në Ukrainë dhe tjetra, është nga dita e 40-të e pushtimit dhe veçanërisht gjatë vizitës së tij të djeshme, në Boutsa, ku u kryen mizoritë ruse ndaj civilëve.
Presidenti ukrainas akuzoi Rusinë për “gjenocid” dhe ushtarët e saj për “trajtimin e njerëzve më keq se kafshët”. Nga ana e tij, presidenti amerikan Joe Biden e quajti Vladimir Putin një “kriminel lufte”. Gjermania mbrëmë dëboi 40 diplomatë rusë, të cilët i cilësoi si të padëshiruar.