Një aksident me pasojë 4 persona të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e së martës në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë kryqëzimit të fshatit Plasë, Maliq.
Mësohet se dy automjete, njëra tip Toyota dhe një tjetër Renault, janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë përfunduar në kanal.
Si pasojë e aksidentit raportohet se 4 persona kanë mbetur të plagosur, një prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.
Njoftimi i policisë
Më datë 05.04.2022, rreth orës 19:45, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë kryqëzimit të fshatit Plasë, Maliq, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin B. C. dhe mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin J. L.
Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë, konkretisht shtetasja J. E., (pasagjere në mjetin tip “Toyota”) e cila aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe shtetasi A. M., (pasagjer në mjetin tip “Renault”) i cili së bashku me dy drejtuesit e mjeteve, ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.