-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Europa po bllokon çokollatat “Kinder Surprise”, po Shqipëria? AKU: Nuk dimë gjë

Kryesoret

Ditët e fundit disa vende në Europë, mes tyre Britania e Madhe ka hequr nga tregu miliona pako të çokollatave “Kinder Surprise” të prodhuara në Belgjikë dhe që kanë datën e skadencës mes 11 korrikut 2022 dhe 7 tetorit 2022 me dyshimin se janë të kontaminuara me bakterin e salmonelës.

Përgjigjja e AKU-së

Por cfarë po ndodh në Shqipëri? “5pyetjet.al” iu drejtua Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për të mësuar nëse institucioni i sigurisë ushqimore në vend është vendosur në lëvizje. AKU deklaroi se nuk është njoftuar për rastin e çokollatave “Kinder Surprise” të cilat kanë rezultuar të kontaminuara me salmonelë në Europë.

“Referuar kërkesës tuaj për informacion lidhur me tërheqjen nga tregu në Britani të produktit “Kinder Surprise”, ju bëjmë me dije se referuar sistemit ndërkombëtar RASFF, i cili bën njoftimet për të gjitha importet e produkteve ushqimore të cilat rezultojnë me risk për konsumatorët, Shqipëria nuk është njoftuar për rastin e çokollatave “Kinder Surprise” të cilat kanë rezultuar të kontaminuara me Salmonella në Britaninë e Madhe.

Nga ana e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit merren masat përkatëse për trajtimin e rastit, atëherë kur, merr njoftim të menjëhershëm zyrtar nga sistemi RASFF me të dhëna të plota për produktin (subjekti prodhues/tregtues, emri tregtar, loti, sasia, data e prodhimit/afati i përdorimit, subjekti importues, data e importit etj.)”mbyllet reagimi i AKU-së për “5pyetjet.al”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit