Ish kryministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka takuar ditën e sotme kryeministrin e vendit tonë Edi Ramën.
Në një postim që Haradinaj ka ndarë në Instagram ka treguar dhe për temat kryesore të bisedimeve.
“Bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë në ekonomi, infrastrukturë, siguri e politikë të jashtme, ishin temat kryesore të takimit të sotëm me Kryeministrin Edi Rama,” ka shkruar ai
Ndërkohë që ka vënë theksin dhe te bashkëpunimi për kalimin e krizës energjetike, ku Shqipëria i ka dhënë ndihmë Kosovës.
Ndërkohë që Rama është treguar më diskret në postimin e tij duke mos ndarë detaje nga takimi.