Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, foli në telefon me homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba. Telefonata u bë dje, por u bë e ditur vetëm sot.
Pekini tha se Kievi kishte kërkuar që të zhvillohej telefomata dhe se kishte përsëritur nevojën për bisedime për t’i dhënë fund armiqësive.
Kontakti i fundit në nivelin e ministrave të jashtëm midis dy vendeve ndodhi javë më parë, kur ministri ukrainas Kuleba i kërkoi Pekinit të përdorte lidhjet e tij me Moskën për t’i dhënë fund pushtimit.