Opinionisti Arjan Konomi është përplasur me Lauretën në Për’puthen. Konomi tregoi se ka dëgjuar në korridore kërcënimet e saj dhe ia tha troç në skenë se nuk e ka presionin, ndaj më mirë të flasë hapur me të.
“Tregoje kush jam unë ti mi Laureta. Po më bën presion mua, kujton se e ha presionin tënd unë? Ke diçka për të thënë, me mua thuaje ose mbylle. Mos bëj si femër e paedukatë. Sot je, nesër s’je. Kërcënimet dhe shantazhet mos i bëj me mua”, Arjan Konomi.
Kujtojmë se Konomi është përplasur edhe me vajza të tjera në emision dhe shpesh herë situata ka degraduar në ofendime personale dhe kërcënime, madje gati- gati në përleshje fizike, deri në ndërprerjen e transmetimit.