Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, u shpreh në mbledhjen e dytë të Komitetit të Energjisë se ka pasur rritje të nivelit të Fierzës si pasojë e reshjeve të fundit të shiut.
Balluku u shpreh se situata është e qëndrueshme dhe e mirëmenaxhuar. “Është një tryezë me aktorët kryesorë të sektorit energjetik, por edhe të fushave të tjera që kanë ndikim në jetën e qytetarëve tanë çdo ditë.
Sa i përket situatës hidrike, ka pasur një përmirësim, ka pasur një rritje të nivelit të liqenit të Fierzës duke qenë se ne kemi vendosur që të mos prodhohet në Fierzë për disa kohë, duke grumbulluar. Kemi shpresë që do të kemi reshje të tjera shiu. Deri atëherë, situata është e qartë dhe e mirëmenaxhuar nga KESH-i”, tha Balluku.