-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lavrov: Po synohen të prishen bisedimet me masakrën e supozuar

Kryesoret

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se zbulimi i trupave në qytetin ukrainas të Bucha-s, ishte “provokim” që synon të prishë bisedimet midis Moskës dhe Kievit.

“Ngrihet pyetja: Për çfarë qëllimi shërben ky provokim që haptazi është i pavërtetë? Ne besojmë se kjo është për të gjetur një pretekst për të sulmuar negociatat që po vazhdojnë”, tha Lavrov në një video-mesazh të transmetuar në televizionin shtetëror rus.

Pas largimit të trupave ruse nga Bucha, që gjendet afër Kievit, në rrugët e këtij qyteti u gjetën trupa të dhjetëra civilëve të vrarë. Sipas imazheve të publikuara, disa prej viktimave kishin duart e lidhura pas shpine. Këto imazhe kanë bërë që komuniteti ndërkombëtar të dënojë Rusinë, ndërkaq presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka quajtur “gjenocid” vrasjet në Buça.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit