-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pasi u deklarua i zhdukur në Shqipëri, rishfaqet Davide Pecorelli, publikon selfie me monedha ari

Kryesoret

Davide Pecorelli, sipërmarrësi italian i cili u deklarua i zhdukur pas mbërritjes në Shqipëri, u gjet në një gomone pranë një ishulli në brigjet e Livorno-s.

Kështu raporton e përditshmja italiane “La Nazione”.

Pas më shumë se 9 muajsh, Pecorelli u gjet ndërsa ishte deklaruar i zhdukur që nga data 6 janar.

Së fundmi gazeta ka publikuar një selfie të Davide Pecorelli-t me thasë plot monedh ri ..

 “Nuk është fotomontazh”, thekson sipërmarrësi, i cili siç shkruan La Nazione, rikthehet të flasë pas disa muajsh… reflektim. Por ku ndodhet thesari? “Për momentin nuk mund të them asgjë”, shton ai.

Fotot e shkrepura në brendësi të garazhit misterioz të Porto Santo Stefano, të cilat posedohen edhe nga Prokuroria e Grosseto, që hetoi 46-vjeçarin për të gjetur monedhat e vjedhura në 2019-n në Sovana, u bënë publike nga vetë Pecorelli, i cili më 29 mars u mor në pyetje për 4 orë në Perugia, përmes letërporosisë ndërkombëtare të prokurorisë së Pukës në Shqipëri.

Sipërmarrësi u mor në pyetje nga hetuesit e Perugias që kanë kundërshtuar 3 veprat penale për të cilat po hetohet në vendin tonë që janë zjarrvënie dhe dhunim të varreve dhe kalim të paligjshëm të kufirit.

Pecorelli thotë se para hetuesve përsëriti atë që kishte ndodhur në fillim të Janarit në Shqipëri. “Ata insistuan mbi të gjitha për të ditur identitetin e priftit që e ndihmoi për të inskenuar zjarrin në makinë, pra vetëvrasjen time. Por nuk do ta zbuloj identitetin e tij”, tha italiani.

Davide Pecorelli shpreson që në Shqipëri t’ia hedhë maksimumi më një gjobë, ndonëse Kodi Penal në vendin tonë parashikon deri në 5 vjet heqje lirie për veprat penale për të cilat akuzohet. Por sërish, teksa përcjell këto të dhëna, media italiane shkruan se Pecorelli nuk është i mësuar të paguajë as borxhet…

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit