Qeveria shqiptare ka vendosur mbrëmjen e sotme që të rikthejë Bordin e Transparencës për të mbajtur të kontrolluar çmimet e karburanteve. Gjithashtu, sipas ministres Delina Ibrahimaj do të ulet akciza me 20%. Në fokus në vijim do të jenë shtresat në nevojë dhe pensionistët me paketa mbështetje.
“E vërteta është që çmimet sot në Shqipëri janë rritur me 24% kurse çmimet e bursës me 80%. Eshte spekulim të thuash që ka rritje. Ne kemi pasur një marzh çmimesh të kontrolluar deri në 9% që është i pranueshëm. Sapo dola nga një mbledhje e gjatë në Kryeministri me kryeministrin për të analizuar situatën.
QNe kemi vendosur të ngremë Bordin e Transparencës. Të marrim masat ligjore për ta ngritur dhe kemi vendosur që të ndërhyjmë në cmimet e akcizës duke e reduktuar në nivelin 20%. Akuza është 39.6% dhe do ta ulim në 20%” tha ajo.









