-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sejko: Çmimet, të rritura deri në fund të 2022-shit

Kryesoret

Çmimet do të vijojnë të jenë në nivelet e larta deri në fund të këtij viti. Kështu ka deklaruar guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në një konferencë ku prezantoi Raportin e Tranzicionit.

“Sulmi ushtarak i Rusisë ndaj  Ukrainës dhe sanksionet e vendosura kanë sjellë një rritje të shpejtë të çmimeve, të naftës, të produkteve energjetike dhe të lëndëve të para të tregjeve ndërkombëtare. Ndonëse pasiguria është e konsiderueshme informacioni i disponuar sugjeron që këto çmime do të vijojnë të mbeten të larta të paktën edhe gjatë pjesës së mbetur të vitit 2022.

Në vija të përgjithshme, ekonomia do të përballet me kosto shtesë për familjet bizneset dhe bilancet e sektorit publik në një horizont kohor jo të shkurtër. Projeksionet tona sugjerojnë që inflacioni pritet të qëndrojë mbi objektiv, për pjesën më të madhe të dy viteve të ardhshme. Politikat m duhet të mbrojnë nga pasojat e goditjes shtresat më në nevojë të shoqërisë dhe segmentet më të  brishta të ekonomisë”, u shpreh Sejko.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit