Ish-ministri i Drejtësisë Selim Selimi, ka hedhur akuza ndaj Shaip Kamberit për siç tha ai, “lakminë për pushtet”.
“Në këto zgjedhje kemi më pak rreth 13 mijë shqiptarë më pak. Mendohet se 6 mijë prej tyre janë fshirë. Gent Cakaj në zgjedhjet e fundit bashkoi shqiptarët në një listë ku u caktuan disa kritere. Lista të do të bëhej në bazë të fuqisë së partive në asamble komunale. Në atë kohë partia e Kamberit kishte më shumë asamblistë dhe ai rrjedhimisht i priu listës për deputetë. Bashkë me Kamberin në Kuvendin e Serbisë hynë edhe dy deputetë tjerë”.
“Kësaj radhe Vuçiç përmes një politike represive bëri që shqiptarët të mos dalin në zgjedhje dhe lakmia e faktorit shqiptar po ashtu. Kësaj radhe Alternativa është dashur të jetë kryesuese e listës pasi kishte më shumë fuqi politike në asamble. Shaip Kamberi është dashur të jetë i dyti i cili po ashtu mendoj se do të futej në Kuvendin e Serbisë”, deklaroi Selimi.