Vijojnë luftimet e ashpra mes ushtrisë ruse dhe asaj ukrainase edhe pse Kremlini ka bërë të ditur tashmë se trupat e saj janë tërhequr nga rajoni i Kievit dhe janë vendosur në lindje të Ukrainës, pikërisht ku ka rrëzuar këtë të martë dy helikopterë.
Ushtria ruse njoftoi se ka rrëzuar dy helikopterë ukrainas që po tentonin të evakuonin drejtuesit e një batalioni ukrainas, të cilët po mbronin portin e rrethuar të Mariupolit, shkruan la Republica.
“Rreth Mariupolit, një përpjekje e re për të evakuuar drejtuesit e batalionit nacionalist Azov dështoi. Dy helikopterë ukrainas Mi-8, që tentuan të arrinin qytetin nga deti, u rrëzuan nga sistemet portative kundërajrore” , tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Igor Konashenkov.