-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Yuri Kim injoron Berishën dhe selinë e PD-së, takon Alibeajn në Kuvend

Kryesoret

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim injoron hapur Sali Berishën dhe selinë e PD-së. Mesditën e sotme, shefja e diplomacisë amerikane shkoi për herë të dytë brenda 24 orëve në kryesinë e Kuvendit.

E ndërsa dje takoi kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla, sot Yuri Kim zhvilloi një bisedë me kryetarin e grupit të PD-së Enkelejd Alibeaj.

Në 25 mars, gjykata e shkallës së parë në Tiranë vendosi që të njihte grupin e rithemelimit me udhëheqës “de facto” Sali Berishën si organin drejtues të Partisë Demokratike.

Por ambasadorja përsëriti qëndrimin edhe dje, se nëse Sali Berisha do të rikthehet “de jure” në krye të partisë që themeloi 30 vite më parë, atëherë SHBA do të ndërpresë marrëdhëniet me PD-në.

Për momentin “ishulli” i vetëm me të cilin më të komunikojë SHBA në PD është kryetari i grupit, por cfarë do të ndodhë nëse Alibeaj shkarkohet pas akuzave të djeshme se po negocion me PS-në për Presidentin e ri pa mandatimin e grupit?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit