Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka deklaruar pas takimit me e kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Ballën se kanë diskutuar rreth rritjes së bashkëpunimit SHBA-Shqipëri dhe vazhdimin e zbatimit të reformës të së drejtës.
Përmes një postimi në Twitter ajo njoftoi se kanë diskutuar për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet SHBA-ve dhe Shqipërisë.
“Vazhdimi i zbatimit të reformës në drejtësi, e cila mbështetet nga SHBA-të është e nevojshme që Shqipëria të bashkohet me Bashkimin Evropian dhe duke respektuar rolin institucional të Parlamentit”.









