Një 46-vjeçar është arrestuar mëngjesin e sotëm në Kuçovë, pasi ka kryer veprime të turpshme kundrejt një vajze të mitur 10-vjeçare.
Specialistet e Seksionit për Krime në Komisariatin e Policisë, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Veprime të turpshme”.