Në Ditën e Europës, gjatë një aktiviteti të zhvilluar ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i BE-së, Gonzato, kryeministri Edi Rama tha se nuk ka bllokim të negociatave, sikur akuzon opozita, referuar raportit të IBAR-it.
“Sot në Bruksel nuk negocion Shqipëria me Bashkimi Europian, por diskuton Komisioni Europian me shtetet anëtare. Komisioni përfaqëson shtetet në negociatat me Shqipërinë. Fazë pas faze, kur Komisioni i konsideron të kryera detyrat e një faze, shkon te shtetet për të paraqitur raportin përkatës.
Komisioni Europian i konsideron të përmbushura detyrat e Shqipërisë për këtë fazë dhe piketat e ndërmjetme. Të thuash që u bllokua nga x -i apo y-i është thjesht ‘të shesësh ajër’, kush beson se ajri blihet, e blen” tha ai.









