Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Komisioni i Rithemelimit sot vendosi hapjen e partisë brenda dhe jashtë vendit për të krijuar degë të reja. Nuk kishte si të mos kishte një përgjigje për ambasadoren amerikane Yuri Kim, me të cilën është futur në një kurs të fortë përplasje që prej shpalljes non grata një vit më parë.
“Mbledhja u përkushtua te problemet organizative të PD-së. U diskutua për listat me të cilat do të votohet për kryesitë, kryetarët dhe tani disponohen lista të vitit 2019, qershorit të 2021 dhe të referendumit të 18 dhjetorit 2022. Lista do u dërgohet kryesive të PD-së, të cilat do të jenë ato që do të japin viston përfundimtare që do të votojnë anëtarët e PD-së.
Ekziston vendosmëri për të bërë gjithçka që cdo anëtar i PD-së të votojë, të shprehë vullnetin e tij për kryetarin e degës dhe kështu me radhë. Në mbledhje, u diskutuan probleme të tjera dhe me këtë rast edhe njëherë dua të garantoj cdo anëtar të PD-së, se formulari i shpërndarë nuk ka asnjë qëllim se pajisjes me dokumentet e PD-së dhe jo për qëllime votimi. Këtu duhet të jemi shumë të qartë.
U ra dakord. Cdo proces për të cilin, një anëtar i PD-së ka objeksion, ti nënshtrohet procesit në përputhje me statutin. Diskutuam për zgjerimin e spektrit të organizatave të bashkëpunimit, veç atyre partnere dhe që sipas degëve do të jetë lokal dhe qendror. PD hapet, ky është një hap drejt hapjes së mëtejshme. U ngrit grupe pune për të hartuar udhëzuesin e ngritjes së degëve të PD-së në emigracion dhe diasporë”.
Po a rrezikon PD-ja që të shpallet parti “non grata” nëse Sali Berisha merr zyrtarisht drejtimin e saj? “Kryetari i PD-së, u shkarkua më datë 11 dhjetor. Përveç anëtarëve, cili njeri, as guvernatorja dhe as Zeusi Rama nuk kanë dhe nuk do të kenë tagër të caktojnë kreun e PD-së.
Një përpjekje e dështuar për të ndërhyrë në shkelje të konventës së Vjenës dhe sovranitetit të një force politike. Kam çuar edhe mesazhin, se kurrë, as kryetarin dhe as kryesinë nuk mund ta caktojë kush përveç demokratëve. Alibeaj është kryetar i grupit. Vendimet të merret nga kryesia e grupit parlamentar dhe në raste të caktuara komisioni i rithemelimit mund të ndërhyjë, por ne nuk kemi arsye” tha ai.
Inati me Yuri Kim është shumë i madh. “Yuri Kim ka lënë menjëanë rolin e ambasadores. Ajo nuk ka tagër të ndërhyjë në jetën e brendshme të një force politike. Shpreh kënaqësinë e madhe që cdo shqiptar e ka të qartë, se cfarë përpjekjesh dhe se në cfarë gjendje ka qenë PD, sikur të ishte një seksion i guvernatores. Nuk dua ta përdor termin ambasadë, sepse ambasadat janë të respektuara, por zonja në fjalë shkel cdo rregull dhe terrenit që ka gjetur te Rama dhe Basha, të bëjë atë rol që nuk i takon”.
Berisha tha mbrëmë se Yuri Kim i ka çuar një person që i ka kërkuar që të tërhiqet, por cili është ai? “Jo, sepse një i dërguar privat është privat. Nuk kam qenë i ashpër, por i kam thënë se nuk mund të pranoj kurrë ndërhyrje për cështjen e kryetarit dhe punët e brendshme të PD-së. E kam bërë të qartë dhe e kam faktuar”.