-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E përzënë nga diskoteka, kosovari në Vjenë ndez e hedh shishe me benzinë te dera

Kryesoret

Një 23-vjeçar kosovar, banues në Vjenë, thuhet se i ka vënë flakën një shisheje me benzinë dhe ka hedhur në hyrje të një diskoteke në Vösendorf (Austri e Ulët).

Një incident i rrezikshëm ka ndodhur në një klub nate në Vösendorf (Mödling): Pak pas orës dy të mëngjesit së të hënës, djali i lindur në Kosovë thuhet se ka mbushur një shishe plastike me benzinë, më pas i ka vënë flakën dhe e ka hedhur në hyrje të klubit të natës. Menjëherë pas kësaj, i dyshuari ka ikur në drejtim të panjohur, bëjnë të ditur mediat austriake.

Sulmi shkaktoi zjarr, por u shua shpejt nga zjarrfikësit, të cilët erdhën menjëherë në vendin e ngjarjes. 30 personat që ndodheshin në lokal, fatmirësisht kanë shpëtuar pa lëndime.

Pak minuta më vonë i dyshuari është ndaluar dhe arrestuar. Autoritetet policore austriake gjetën në veturën e tij një sasi të vogël kokaine. Arsyeja e ngjarjes nuk është bërë e ditur. Megjithatë, supozohet se kosovari ishte dëbuar më parë nga ai lokal. Policia ka njoftuar se i dyshuari deri më tani ka refuzuar të japë deklaratë dhe aktualisht po mbahet në burgun e Wiener Neustadt.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit