-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata Kushtetuese shpëton kreun e “Los Blancos”

Kryesoret

Gjykata Kushtetuese ka vendosur shfuqizimin e vendimit të ekstradimit të Gentian Manajt drejt Italisë. Gjykata e Lartë vendosi ekstradimin në Itali Manajt, i cilësuar si kreu i “Los Blancos”, që merrej me trafikimin e drogës nga Amerika Latine drejt Evropës por Kushtetuesja mori vendimin që çështja të dërgohej për rishqyrtim.

Ai është arrestuar më herët pasi dyshohet se është pjesë e një karteli shqiptar që trafikonte sasi të mëdha droge nga Amerika Latine drejt Evropës. 35-vjeçari Manaj i njohur edhe me emrin Myzafer, u arrestua në 15 Shtator në kryeqytet, në sajë të një operacioni ndërkombëtar droge të koduar “Los Blancos”.

Ai u prangos pas një urdhri ndërkombëtar nga Interpol Roma në Itali, pasi gjykata e Firences kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë  “arrest me burg”. Drejtësia italiane e akuzon Manaj për “organizatë kriminale” dhe “trafik ndërkombëtar droge”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit