-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Greqia shlyen borxhin ndaj FMN-së dy vjet përpara

Kryesoret

Greqia ka shlyer përfundimisht borxhin e saj ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar, si pasojë e krizës së euros që shpërtheu në vitin 2010 dhe që rrezikoi ta nxjerrë Athinën nga sistemi euro.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

Ai ka saktësuar se e gjithë kredia është shlyer dy vjet më herët se afati fillestar.

“Është fundi i një epoke, i një kapitulli gri në historinë e vendit”, ka shkruar Mitsotakis në platformën Tëitter.

Kriza e borxhit grek e ka tronditur Evropën për disa vite, duke arritur kulmin në vitin 2015 me tërheqjen e luftës midis kryeministrit të atëhershëm Tsipras dhe autoriteteve monetare, referendumin për planin e shpëtimit dhe marrëveshjen e papritur.

Mësohet se Athina i ka paguar FMN-së këstin e fundit prej 1.9 miliardë eurosh të një kredie totale prej 32 miliardë eurosh dhe që pritej të shlyhej në muajt e parë të vitit 2024.

Greqia tanimë do të kursejë 230 milionë euro në interes, sipas asaj që u komunikua nga ministri i ekonomisë Christos Staikouras.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit