Hera e dytë brenda tre ditëve. Pasditen e sotme rreth orës 14:00 në lagjen “15 Tetori” në Fier është konstatuar një çantë e dyshimtë pranë një biznesi.
Sinjalizimi ka sjellë reagimin e efektivëve të policisë që kanë vendosur perimetrin e sigurisë duke larguar qytetarët.
Ndërkohë që është njoftuar njësia e xhenios në Tiranë për të shkuar me qëllim kryerjen e shpërthimit të kontrolluar.
“Në orën 14:00, në polici ka ardhur një telefonatë se në lagjen “15 Tetori”, Fier, në ambientet e jashtme të një lokali Bar-Kafe është konstatuar një çantë krahu.
Policia po kryen procedurën standarte për të bëre verifikimin e rastit” thotë policia.
Ditën e diel një tjetër çantë e dyshimtë alarmoi qytetarët në mes të Fierit, por rezultoi se e kishte harruar një punonjëse e pastrimit të qytetit.