-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në Shqipëri nuk dinë gjë, Kosova heq nga tregu çokollatat “Kinder”

Kryesoret

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë ka tërhequr nga tregu disa produkte të çokollatës “Kinder” të prodhuesit Ferrero për shkak të paralajmërimeve se mund të ketë virusin salmonela. AUV në komunikatën e tyre kanë bërë të ditur se në disa analiza të kryera, ky virus nuk ka rezultuar të jetë i pranishëm në këto produkte, megjithatë është vendosur të largohen.

“Edhe pse deri me tani asnjë nga produktet Kinder të tregtuara në Kosovë nuk ka ndonjë analizë që ka rezultuar pozitiv në salmonelë. Në koordinim dhe me njoftim të prodhuesit, si masë paraprake është vendosur tërheqja produkteve Kinder”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu në komunikatë thuhet se prodhuesi në koordinim me distributorin kanë vendosur për të tërhequr vullnetarisht këto produkte të specifikuara. AUV tutje në komunikatë ka bërë të ditur që konsumatorët që kanë blerë ndonjë nga produktet përkatëse, të mos i konsumojnë ato, por t`i kthejnë te distributori.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit