-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia i boshatis xhepat kambistit në Korçë

Kryesoret

Korçë-Vijon operacioni policor i koduar “Informaliteti”, për goditjen e ushtrimit të veprimtarive financiare pa licencë.

Ushtronte aktivitetin e këmbimit valutor pa licencën përkatëse, procedohet penalisht.

Sekuestrohen shuma të konsiderueshme parash, të prerjeve të ndryshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Korçë, në vijim të operacionit të koduar “Informaliteti”, për goditjen e ushtrimit të aktiviteteve financiare informale, proceduan penalisht në gjendje të lirë për shtetasin S. M., 65 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 7, Korçë, duke ushtruar veprimtarinë e këmbimit valutor, pa licencë. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit S. M. iu gjetën shuma të konsiderueshme parash, të prerjeve të ndryshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit