Dy shqiptarë janë vendosur në pranga nga policia britanike pasi u kapën në një ‘shtëpi bari’ ku kultivonin rrënjë kanabisi me vlerë prej qindra mijëra paund. Ata u kapën gjatë një operacioni të policisë britanik në Kimberworth.
Pak pas orës 8 të mëngjesit të sotëm, oficerët që kishin marrë urdhrin e gjykatës për të ndërhyrë në banesën e shqiptarëve ku kultivonin rrënjët e kanabisit, i gjetën të dy personat duke fjetur në kuzhinë. “Operacione si ky tregojnë se situata është shumë më tepër se kaq dhe ka një ndikim të vërtetë në të gjithë komunitetin. Në operacione të tjera kemi parë mure në shtëpi të hequra në mënyrë që të të cilat në të vërtetë janë mure mbështetëse, gjë që e ka bërë pronën strukturisht të pasigurt dhe krijojnë rrezik, përfshi edhe zjarret”, tha një prej oficerëve të policisë, Matthew Smith.
Policia nuk kishte qenë në gjendje të konfirmonte numrin total të bimëve të sekuestruara ndërsa një oficer tha se vlera e tyre mund të arrijë në qindra-mijëra paund.