Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se ka nisur hetimet pas raportimeve për punësimet e parregullta në KEK.
Duke folur për këto fakte, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu thotë se raportimet për punësim të familjarëve dhe militantëve të Vetëvendosjes në KEK kanë qëllim dëmtimin e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Pa dyshim që ne me shqetësim i kemi parë deklaratat në raport me këtë çështje. Unë nuk kam pasur as mundësinë e as kohën që të shoh në qoftë se të njëjtat qëndrojnë apo jo megjithatë duke pasur parasysh sulmet e vazhdueshme kundrejt qeverisë tonë, kundrejt në veçanti Lëvizjes Vetëvendosje edhe mund të pritet që janë akuza të pabaza, të padrejta”, tha Haxhiu.