-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Punësimet nga Vetëvendosja në KEK, prokuroria nis hetimet

Kryesoret

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se Departamenti i Krimeve të Rënda, Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka nisur hetimet pas raportimeve për punësimet e parregullta në KEK.

“Pas raportimeve të publikuara në disa portale lidhur me pretendimet se janë kryer shkelje të rënda ligjore në procesin e rekrutimit të qindra personave në një konkurs të Korporatës Energjetike të Kosovës me 4 prill 2022, ka nisur hetimet, ndaj do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të sqarimit të plotë të këtyre pretendimeve, konform dispozitave ligjore në fuqi”, thuhet në njoftimin e shkurtër të Prokurorisë.

Ditëve të fundit, është raportuar për punësimin e qindra personave, të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, e cila tani është në qeveri, përmes një konkursi të hapur për punësim nga Korporata Energjetike e Kosovës. Deri tani janë evidentuar qindra të punësuar në KEK, që kanë lidhje të ngushta me pjesëtarë të Vetëvendosjes, e të cilët mbajnë pozita kyçe në parti ose në institucione.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit