Policia në Maliq ka arrestuar J. L., 51 vjeç, banues në Korçë dhe filloi procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin B. C., 35 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq.
Mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor Korçë-Devoll, në kryqëzimin e fshatit Plasë, Maliq, shtetasi J. L., duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Renault”, është përplasur me mjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin B. C. dhe për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Toyota” shtetasi B. C; pasagjeri i mjetit tip “Renault” shtetasi A. M., 58 vjeç, banues në Korçë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën, si edhe shtetasja J. E., 17 vjeçe, banuese në Pogradec, pasagjere në mjetin tip “Toyota”, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.