-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Femrat e Shqipërisë dhe të Kosovës pësojnë nga 5 gola

Kryesoret

Sërish humbje e thellë përballë Belgjikës. Kombëtarja shqiptare e femrave, humbi 0-5 duelin ndaj belgeve, i vlefshëm për eliminatoret e Botërorit 2023.

Vajzat e Armir Grimës rezistuan mirë deri në minutën e 37-të, por e mbyllën pjesën e parë në disavantazh të trefishtë pas golave të Tinne De Caigny (2x) dhe Tessa Wullaert.

Kombëtarja e Belgjikës realizoi edhe dy gola të tjerë në fraksionin e dytë të takimit të luajtur në “Elbasan Arena”. Wullaert kompletoi dygolëshin e saj, ndërsa Jassina Blom vulosi triumfin me “manita”.

Tjetër humbje e thellë e kombëtares me Belgjikën, pas asaj 7-0 në transfertë. Suksesi i sotëm ka ngjitur Belgjikën në vend të dytë të grupit F me 16 pikë, tre më pak se Norvegjia kryesuese.

Vikinget triumfuan 5-1 ndaj Kosovës, që shënoi golin e vetëm me anë të Ereleta Memeti. Shqipëria mbetet në vend të katërt me 7 pikë, ndërsa vajzat dardane renditen një pozicion më poshtë me tre pikë më pak.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit