Xhavit Haliti, deputet i PDK-së thotë se me librezën e “Vetëvendosjes” njerëzit nuk duhet të punësohen.
“Unë nuk e di kush është punësuar dhe çfarë lidhjesh kanë me LVV-në, por duhet të jemi të kujdesshëm që këtij fenomeni që e kemi prezent në Kosovë t’i japim fund. Në KEK ka nevojë shumë për profesionalizëm dhe për njerëz që dinë të punojnë. Beteja kundër nepotizmit duhet të jetë edhe e LVV-së edhe partive tjera dhe nuk duhet të bëhen këto gjëras me librezën e partisë”, u shpreh Haliti.
Deputeti Haliti ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të funksionojnë si në gjithë botën, duke luftuar korrupsionin e nepotizmin.
“Në gjitha pushtet demokratike në perëndim lufta kryesore për të drejtat e njeriut për keqpërdorimin e pushtetit është lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit në politik, e institucionet e Kosovës duhet të funksionojnë ashtu siç funksionojnë në gjithë botën por këtë gjë kush e bënë është e gabueshme”, u shpreh Haliti.