Policia e Kosovës ka realizuar një aksion në Prevallë. Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit, mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar tre AK-47, një pushkë e gjatë, një pushkë gjuetie.
Po ashtu në të njëjtin vend janë gjetur edhe 430 fishekë, 8 gëzhoja, 8 karikatorë, 8 radio, një anti-plumb, një thikë dhe disa pajisje të ndryshme.