Përveç energjisë elektrike, naftës e artikujve të ndryshëm ushqimorë, rritje të theksuar të çmimeve në Kosovë kanë shënuar edhe materialet e ndërtimit. Në Shoqatën e Ndërtuesve thonë se pas fillimit të luftës në Ukrainë, çmimi i hekurt është rritur me45 % e ai i cimentos për mbi 60 %. Sipas ndërtuesve, ky shtrenjtim ka kosto dhe po ndikon edhe në rritjen e çmimit të banesave.
Përveç hekurit, që është shtrenjtuar mjaft shumë, pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë, janë ngritur edhe çmimet e materialeve të tjera ndërtimore, tregon Faton Hoxha, kryetar i Shoqatës së Ndërtimtarëve.
“Çmimi i cimentos, hekurit e drurit ka shënuar rritje të madhe. Kështu, nëse marrim për bazë si çmim të fundit atë të datës 22 shkurt, shihet se çmimi i hekurit është rritur për 45%. Çmimi i cimentos , në raport me vitin e kaluar është për 64% më shumë. Edhe te druri, çmimi është për rreth 50 % më i lartë. Normalisht, kjo rrit koston dhe po shkakton shumë probleme”, tha ai.