Qeveria prezantoi sot rezultatet e pyetësorit të këshillimit kombëtar. Kryeministri Edi Rama u shpreh se do të nisë direkt me zbatimin e rezultateve që dolën nga 12 pyetjet e qeverisë.
Formularët i plotësuan, sipas qeverisë 560 mijë qytetarë, që ishte brenda pritshmërive të kryeministrit që kishte llogaritur deri në 300 mijë.
Kur u pyet nga gazetarët, Rama pranoi se një qytetar mund të kishte plotësuar më shumë se një formular, por për çudi tha se kjo nuk e shqetësonte aspak.
“Kjo nuk na shqetëson fare. Duhet të keni parasysh se për të marrë opinionin e publikut, kemi të bëjmë me numra të lartë të pyetësorëve që shprehin qartë tendencën e vendimmarrjes” tha ai.