Një burrë nga Vushtrria është arrestuar dy herë brenda një dite.
Fillimisht, ai është arrestuar bashkë me një burrë tjetër, rreth orës 15:00, pasi kishin kanosur një person pas një mosmarrëveshjet e pronës. Më pas, ata kanë kanosur edhe zyrtarin policor.
Pas intervistimit, ata janë liruar në procedurë të rregullt.
“Vushtrri, 06.04.2022 – 14:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pas një mosmarrëveshje pronësor kanë kanosur viktimën mashkull kosovar dhe më pas kanë kanosur edhe zyrtarin policor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Por, njëri prej tyre është arrestuar sërish në mbrëmje, pasi ka kanosur zyrtarin policor që ndoqi rastin.
Këtë herë, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në qeli.
“Shtesë: Më 06.04.2022 rreth orës 22:40, njëri nga të dyshuarit, përmes telefonit ka kanosur përsëri zyrtarin policor. Ai përsëri është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në qeli dhe ndaj tij është hapur rast i veçantë”, ka njoftuar policia.