Kryeministri Edi Rama ditën e sotme prezantoi rezultatet e këshillimit kombëtar. 563.195 qytetarë u janë përgjigjur 12 pyetjeve me tre alternative. Një nga pyetjet ishte për legalizimin e kanabisit mjekësor.
Nga këshillimi kombëtar që realizoi qeveria dhe sipas rezultateve që përpunoi doli në përfundimin se 61% e qytetarëve janë pro legalizimit të kontrolluar nga shteti, 29% kanë deklaruar se nuk është e nevojshme dhe 10% janë shprehur se “nuk di të gjykoj”.





















