Kur kryeministri Edi Rama u shfaq dy ditë më parë me xhupin e Bajernit të Mynihut, disa portale shkruanin se ai ka ndërruar ekipin dhe nuk është me Juventusin, pas formës së dobët të ekipit nga Torino, ndërsa dhe vetë Rama bëri humor. Pas Rama u shfaq me xhupin e Bajernit, një ditë më pas gjermanët humbën ndaj ekipit modest të Vilareall. Kaq është dashur dhe në rrjet ka shpërthyer humori me Ramën.