22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tha se u largua pas zënkës familjare, po hetohet tjetër pistë për Klaudia Markun

Kryesoret

Klaudia Marku, kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës kishte zhdukur gjurmët 3 ditë më parë dhe gjatë ditës së sotmet u bë denoncimi për të në policia.

Por policia ka ngritur dyshime për vërtetësinë e deklaratës së saj për zënkën brenda familjes.

Mësohet se policia e ka gjetur Markun duke ecur rrugëve të qytetit dhe jo në hotel, siç edhe vetë ajo ka deklaruara para bluve. 

Dyshohet se Marku është rrëmbyer nga persona që kanë lidhje me dosjet e pronësisë në Lezhë dhe se burrë e grua janë kërcënuar e janë detyruar që të inskenojnë sherrin e historinë e largimit të 34-vjeçares nga shtëpia pas debateve. Klaudia Marku rezulton të jetë larguar tre ditë më parë nga banesa, por bashkëshorti i saj ka pritur dy ditë në heshtje.

Vetëm një natë më parë ai është drejtuar në polici. vetë Marku tha se kishte qëndruar në hotel pas debateve me të shoqin e se me familjen kishte komunikuar përmes telefonit të një punonjësi të hotelit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit