-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

10 vite në një lidhje dashurie, rrëfehet Olsa Muhameti 

Kryesoret

Megjithëse emri i saj lakohet shpesh në media si autore e programit të njohur “Për’puthen”, për jetën private të Olsa Muhametit s’kemi dëgjuar shpesh.

Mirëpo, ajo vetë ka vendosur të thyejë heshtjen nënjë rrëfim si asnjëherë më parë, gjatë emisionit “Live From Tirana”.

Edhe Olsa e ka përjetuar dashurinë, madje lidhja e saj ka zgjatur 10 vite. Por ka qenë një lidhje në distancë, të cilës sigurisht i ka ardhur fundi.

“Kushdo që dashuron ndjen copëza lumturie, nëse ti je i zoti ta kultivosh këtë dashuri, do të jesh më i lumtur. Unë jam shumë besnike në dashuri, njerëzit që më njohin nga larg më shohin paksa të ashpër, në punë jam ashtu se përpiqem të ruaj një lloj strukture, por jam besnike nëse dashuroj.

Unë dashurinë e bazoj edhe në respekt, nëse unë të dashuroj, të respektoj dhe duhet të më respektosh shumë. Janë dy elemente kryesore që do ta rrisin këtë lloj marrëdhënie. Ulu dhe reflekto për dashuritë që ke humbur.

Kur kupton që nuk ka pasur besnikëri dhe respekt, me siguri këto gjëra e kanë degraduar marrëdhënien. Dashuria është si ti e ndjen. Unë kam pasur një lidhje 10-vjeçare në distancë, një dashuri shumë e madhe që më ka bërë të lumtur por që distanca, rrethanat kanë bërë që të degradojë jo të rritet.

Duhet ta përjetosh dashurinë, duhet të ndash me partnerin të gjithë momentet, hallet, problemet”, tha Olsa.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit