Gjykata e Apelit Tiranë ka pranuar që të marrë në shqyrtim kërkesën e kryetarit të grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj, i cili kërkon rrëzimin e vendimit të shkallës së parë që i dha vulën e partisë Sali Berishës.
Kërkesa dorëzuar në datë 5 Prill është pranuar, hedhur në short dhe vendosur që të gjykohet nga Blerina Muça.
Pas vendimit të gjykatës së Apelit, që është i formës së prerë do të reflektohen ndryshimet e statutit të PD-së, ku ende figuron kryetar Lulzim Basha pavarësisht se është dorëhequr.
Në datë 25 shkurt, gjykata e shkallës së parë i dha vulën e partisë Sali Berishës, pasi Agron Zhukri e njohu si të rregullt dhe ligjor Kuvendin e thirrur prej tij në 11 dhjetor të vitit të kaluar.
Por Enkelejd Alibeaj, që cilësohet nga “foltorja” si njeriu i Lulzim Bashës në PD e ankimoi dhe tashmë pritet vendimi i formës së prerë që do të shuajë debatin.
