-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Biden reagon për masakrën në Ukrainë dhe vendos raketat në Sllovaki

Kryesoret

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka dënuar sulmet me raketa të Rusisë në një stacion treni në Kramatorsk, në lindje të Ukrainës, ku u vranë të paktën 50 persona dhe u plagosën 300 të tjerë.

Biden e ka konsideruar “mizori të tmerrshme” këtë sulm nga forcat ruse. Presidenti i SHBA fajësoi Moskën, duke thënë se ushtria ruse ka goditur civilët të cilët po përpiqeshin të largoheshin.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë bëri të ditur gjithashtu se SHBA do të ripozicionojë një sistem raketor “Patriot” në Sllovaki.

Shtëpia e Bardhë tha të premten se administrata e presidentit Joe Biden do të mbështesë hetimet për sulmin në një stacion treni në Ukrainë, për të cilin autoritetet thanë se ishte i mbushur me gra, fëmijë dhe refugjatë të moshuar.

Shtëpia e Bardhë i quajti më herët pamjet nga stacioni i trenit “të tmerrshme dhe të trishtueshme”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit