-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Braçe goditje nga brenda: I lamë vetëm punëtorët, bëjmë sikur, por s’i pyesim fare

Kryesoret

Ish-zv/kryeministri Erion Braçe ka ngritur shqetësimin për punëtorët të cilët gjatë gjithë këtyre viteve kanë qenë të “shpërfillur dhe të vjedhur”. Përmes një video-mesazhi në Facebook, deputet i PS-së kërkon që vendimet për punëtorët të merren së bashku me ta dhe se paga e tyre të paguhet aq sa është, për të mos humbur sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.

“Presidenti Bajden ne SHBA krijoi nje task force qe synonte rritjen e rolit te punetoreve, organizimin, fuqizimin, bashkimin e tyre per te fituar te drejten e uljes ne tavoline me punedhenesit per te NEGOCIUAR PAGEN E TYRE!

Bejme sikur bejme beteja per ta qe paga minimale te paguhet realisht, tatimi i zeruar, pergjysmuar apo ulur te jete efektiv e i perfituar prej punetoreve, paga e tyre te paguhet realisht sac eshte dhe ata te mos humbin ne masen e sigurimeve shoqerore e shendetesore;

PUNA ESHTE NDER-themi!

PO A ESHTE?

Punetoret jane vetem, vetem fare;

Ata dhe punedhenesit e tyre fuqiplote, private apo publike;

Perhere e me shume te shperfillur, diktuar, dhunuar, vjedhur, cenuar ne nderin e dinjitetin e tyre.

NE I KEMI LENE VETEM!

Bejme sikur bejme beteja per ta;

Rrisim pagen minimale kur duam ne e sa duam ne, sepse nuk i pyesim;

Zerojme tatimin, pergjysmojme ose e ulim kur duam ne, sepse nuk i degjojme;

Bejme sikur bejme beteja per ta qe paga minimale te paguhet realisht, tatimi i zeruar, pergjysmuar apo ulur te jete efektiv e i perfituar prej punetoreve, paga e tyre te paguhet realisht sac eshte dhe ata te mos humbin ne masen e sigurimeve shoqerore e shendetesore;

Ju hakerrehemi punedhenesve te tyre abuzive se do ju bejme kete e ate ne kembim te deklarimit te pages reale, ASGJE JU BEJME!

Presidenti Bajden ne SHBA krijoi nje task force qe synonte rritjen e rolit te punetoreve, organizimin, fuqizimin, bashkimin e tyre per te fituar te drejten e uljes ne tavoline me punedhenesit per te NEGOCIUAR PAGEN E TYRE!

Ketu, ne Shqiperi, beteja per organizim eshte ne sektorin publik, ME MIRATIMIN E PUNEDHENESIT, cmenduri!!!

Ne sektorin privat eshte shuar cdo gje!

Perqendrimi i tregjeve po ben qe edhe numri i punetoreve te perqendrohet ne disa kompani; monopsonisti i vetem tani jo vetem qe ka fuqi mbi punetoret, pagat e tyre, por ka edhe fuqi te ndikoje mbi pagen minimale-masen dhe kohen kur rritet!!!

DUHET TE NDRYSHOJME;

TE BEJME ATE QE PRESIDENTI BAJDEN BEN NE SHBA PER PUNETORET!

Mos ti referohemi AMERIKES vec per NON GRATA-t!

Ti referohemi dhe PER PUNETORET”, thotë Braçe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit