Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, ka reaguar me një postim në Facebook pas arrestimit të 34 persona në doganën e Morinës Kukës për raste korruptive.
“Përgëzime Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (ish SHÇBA) për hetimin profesional që çoi në pranga dhjetra punonjës policie të Pikës Kufitare në Morinë. Ishte një hetim model për ndëshkimin e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Jemi të vendosur për të pastruar Policinë e Shtetit nga punonjësit e korruptuar, për të cilët s’ka vend në radhët e kësaj trupe.” tha Çuçi.
Edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka paralajmëruar sot policët se ata që nuk e bëjnë punën me ndershmëri duhet të largohen.
“I qëndrojmë shumë fort pastërtisë së figurës. Kërkojmë një polici me integritet të lartë. Ata që nuk e bëjnë punën me ndershmëri duhet të largohen. Nuk mund të bëhet kjo nga disa elementë që tradhtojnë kolegët në punë. I kërkoj agjencive ligjzbatuese të vazhdojnë me këto masa”, tha Nano.