Nga Ambasada gjermane kanë folur për numrin e kosovarëve që do t’iu jepen viza pune këtë vit. Mijëra aplikime për viza dorëzohen çdo muaj në Ambasadën gjermane në Prishtinë. Shumë kosovarë ia mësyjnë këtij misioni diplomatik për të marrë një vizë që u siguron një vend pune në shtetin gjerman.
Kjo ambasadë i lëshon 500 deri në 800 viza pune çdo muaj, e për to aplikojnë rreth 50 mijë kosovarë.
Këto takime do të ofrohen derisa të arrihet numri maksimal që është i lejuar për një vit.
Nga Ambasada kanë deklaruar për Express se gjatë këtij viti, jo më shumë se 5 mijë e 500 aplikues kosovarë do të mund të marrin një vizë për nisje të punësimit atje.
“Në fakt ambasada mund t’i ofrojë rreth vetëm 500 deri në 800 takime për aplikim në muaj, derisa të arrihet numri maksimal prej 5.500 viza për një vit për aplikuesit nga Kosova. Do të thotë në vitin 2022 gjithsej jo më shumë se 5.500 aplikues nga Kosova do të mund të marrin një vizë për nisje të punësimit sipas Rregullores së Ballkanit Perëndimor”, thanë nga ambasada gjermane.