Një nënë i ka dërguar djalit të saj në burg një qese me duhan, nëpërmjet një pako postare.
Por në fakt brenda kutisë nuk kishte vetëm duhan, por ishte i fshehur edhe një aparat celular që u zbulua gjatë kontrollit të pakos.
“Strukturat e policisë në IEVP Fier, gjatë kontrollit të një pakoje postare dërguar nga shtetësia A.S, nëna e të dënuarit M.S, brenda një qeseje me duhan u gjet një aparat celular tip Samsung me touch. Menjëherë është vënë në dijeni SHKBB për hetime të mëtejshme,” ka njoftuar policia.
