Një sasi e konsiderueshme kokaine është kapur këtë premte në Maltë. Mësohet se bëhet fjalë për një sasi prej 808 kilogramësh, e cila nëse do të dilte në treg do të kapte një vlerë prej 108 milionë eurosh.
Droga ishte nisur nga porti i Turbos në Kolumbi dhe kishte si destinacion Turqinë. Sasia e drogës e cila ishte secila me paketim 1 kilogramësh ishte fshehur në një ngarkesë frigoriferike prej 1200 kutish bananesh.
Punonjësit e doganës, së bashku me pjesëtarët e skuadrës së policisë së Maltës për drogën, të cilët u thirrën në vendngjarje, hapën kontejnerin dhe filluan të inspektojnë fizikisht të gjitha kutitë dhe më pas ngritën 800 pako me një substancë të bardhë të fshehura në 26 kuti, të cilat dhanë një tregues pozitiv për kokainë me pastërti të lartë.